Pas dhënies së autorizimit nga presidenti Ilir Meta, konfirmohet edhe grupi negociator i propozuar nga ministri Bushati për negociatat teknike me Greqinë.
Raportohet se pjesë e grupit do të jetë edhe Artur Meçollari, të cilin opozita e akuzonte si spiun.
Pas verifikimeve të kryera edhe nga presidenca, nuk u siguruan prova që të mbështesnin akuzat e opozitës.
Ndërkohë, bëhet me dije se grupit negociator i shtohet edhe Ksenofon Krisafi, ekspert i të Drejtës Ndërkombëtare. Ai ka qenë edhe pjesë e grupit negociator me Italinë./a.m.