Neymar, i cili aktualisht po rekuperohet nga një thyerje e kockës metarsale në shputën e këmbës, braziliani ia del gjithmonë të jetë tema e ditës.
Nëse një ditë nuk dalin raporte të reja që e lidhin me ndonjë largim nga PSG, ai vazhdon të ankohet për jetën e vështirë që ka në Paris.
“Pesë muajt në Francë me janë dukur si pesë vjet”, tha ish-ylli i Barcelonës për Esporte Interativo në një intervistë
“Unë mendoj se ka pasur shumë urrejtje. Eshte e padrejtë.
“Ne çdo lojë mundohen të më dëmtojnë, trupi im është i mbuluar me plagë.”
Sulmuesi u nënshkrua për 222 milionë euro verën e kaluar nga PSG. 26-vjeçari ka shkëlqyer për klubin e tij të ri, duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë 13 asistime në vetëm 20 paraqitje Ligue 1.
Kjo nuk është e mjaftueshme për ta mbajtur atë të lumtur, sidomos me numrin e lartë të ndërhyrjeve të parregullta kundër tij.
Deri më tani këtë sezon, Neymar ka pësuar një faull çdo 17 minuta në Ligue 1.
a.ç