Krijimi i marrëdhënieve të ngushta në fusha të ndryshme mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Lozanës, ka ngjallur interesimin edhe të mediave zviceriane të cilat i kanë dedikuar një hapësirë të veçantë.
Një nga mediat më të njohura në Zvicër, “LFM”, shkruan se Tirana kërkon të vendosë lidhjet me Lozanën për realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme. Në artikullin e tij, gazetari Margaux Habert.
thekson se Veliaj u tregua veçanërisht i interesuar në lidhje me infrastrukturën sportive të Lozanës, por edhe sa i përket fushës së kulturës dhe se kjo vizitë e parë ka si qëllim të çojë drejt shkëmbimeve konkrete mes dy qyteteve.
Media e njohur zviceriane shkruan se kryebashkiaku i Lozanës Grégoire Junod mirëpriti këtë bashkëpunim ndërmjet Lozanës dhe Tiranës.
Me ftesë të kryebashkiakut Grégoire Junod, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi dje një vizitë në Lozanë me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit midis dy qyteteve me synimin për ta kthyer Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit.
Ndërkaq, gjatë vizitës së tij në Lozanë, kreu i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton atje, si dhe me përfaqësues të politikës dhe të komunitetit të biznesit. Veliaj bëri një prezantim të punës së bërë për transformimin e Tiranës dhe të projekteve për zhvillimin e turizmit.