45 PK – Julius Caesar, në Betejën e Mundës në Spanjë, mundi forcat e udhëhequra nga dy djemtë e Gnej Pompeit të Madh, i cili humbi më shumë se 30.000 ushtarë.
180 – Vdiq filozofi romak dhe Perandori Marcus Aurelius, i cili gjatë sundimit prej vitit 161 ka shmangur pushtimin gjerman të Perandorisë Romake, forcoi kontrollin mbi krahinat, kreu reformat në ligjin civil dhe themeloi një shkollë. Prej veprës së tij “Meditime”, ai është ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të eklekticizmit të vonuar stoik. Monumenti i tij si kalorësi i bronzit në Kapitol në Romë është një nga pjesët më monumentale të skulpturës antike romake.
1861 – Parlamenti i Italisë së Bashkuar shpalli mbretërinë, ndërsa Vitorio Emanuel II (Vittorio) ishte mbreti i Italisë.
1938 – Lindi balerini rus Rudolf Nureyev, një nga yjet më të mëdhenj të skenës së baletit të shekullit të 20-të. Në Perëndim ka emigruar pas shfaqjeve në Paris në qershor të vitit 1961. Ai mbahet mend nga rolet kryesore në shumë balete, duke përfshirë edhe “Liqeni i mjellmave”, “Giselle” dhe “Petrushka”. (b.an)