Në fakt dita e 26 shkurtit, është dita simbol e ngjarjeve të dhimbshme, pasi diktatura ekzekutoi pas saj qindra burra, gra e fëmijë asnjë vendim gjykate. Por ajo që bie në sy, është fakti se Luli kërkon të shfuqizojë ligjin e Berishës me ligjin “Basha”. Pra Lulzimi në valën e problemeve që ka me partinë e degraduar, me trafikantët e votave që brënda grupit tij parlamentar, me lobimet e financiamet ruse në kohë fushate, ka kohë dhe mendon që me çapaçulët e tij, të sajojë “propozime” për të shfuqizuar ligje dhe për të miratuar ligje të reja.
Duke përdorur “dekomunistizimin” si teorinë e mbulimit të skandaleve, duket se Luli ka mundur ti përdorë mrekullisht çapaçulët e tij të pacipë, edhe në momentet kur ai duhej të ishte larguar përfundimisht nga drejtimi partisë pas publikimit të skandalit të fundit financiar.
Partia Demokratike është katandisur në një kooperativë, me një kryetar , dhe dhjetra 40 brigadierë, të cilët nuk po lenë gjë pa i bërë “mallit belik” siç është partia në rastin e tyre. Brigadierët e Lulit, të ardhur shumica nga “HIÇI” kanë marrë në dorë sot fatet e një partie, e cila nuk duhet as demokratike dhe as e djathtë, por duhet të kthehet në prone të kryetarit.
Kjo për faktin se, ata që kanë marrë në dorë flamurin e “të djathtës” dhe “dekomunistizimit”, janë pinjollët e sistemit të kaluar, janë trashëgimtarët e ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, dhe që Lulzim Basha u bëri nderin dhe i mandatoi si deputetë, për ti përdorur . Ata sot janë kthyer kundër çdo simboli që kishte Partia Demokratike, ata janë kthyer sot kundër çdo vlere dhe kontribuesi që ende ka mbetur atje si relike.
Ata janë kthyer madje edhe kundër Berishës. Ishin pikërisht ata që u urdhëruan nga Luli, të votonin për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi, dhe pastaj të luanin teatrin e turpit. Janë pikërisht ata çapaçulë, që guxojnë të mbysin çdo zë kundër Lulit në kryesi dhe grupin parlamentar. Janë pikërisht çapaçulët e Lulit, ata që kundërshtojnë çdo propozim që vjen nga zërat kundër, për një projektligj mbi largimin e çdo prokurori e gjyqtari të korruptuar që ka depërtuar deri në strukturat e larta të organeve të drejtësisë.
Në shtator të 2017, ishte Luli që mori përsipër hartimin e ligjit për “ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin”, por me “ndihmën” e çapaçulëve e harroi dhe nuk e përmënd më kurrë atë. Por ajo që bie në sy është fakti se, reagimi strukturave të PD pothuajse ka mbaruar, dhe duket sikur ata që kanë mbetur atje, kanë rënë dakort me çapaçulët, që po e ç’montojnë dhe turpërojnë atë parti sikur të ishte një karakatinë.