Në seancën e sotme parlamentare priten debate të ashpra mes opozitës dhe kryeministrit Rama pasi zhvillohet mocion lidhur me pastrimin e skemës së ndihmës ekonomike.
Qeveria ka qenë e vendosur për të zbatuar këtë reformë, ndërsa nga ana tjetër ka pasur mjaft akuza nga opozita për lënien jashtë nga kjo skemë për shumë familje, që sipas saj, nuk e përballojnë dot jetesën.
Po ashtu, pritet të ketë debate lidhur edhe me çështjen e lobistëve rusë në favor të Partisë Demokratike.
Kujtojmë se sot bëhen 10 vite nga tragjedia e Gërdecit, që mund të shërbejë për të ndezur edhe më shumë debatet./a.m.