Arrestimi i të dashurit të saj me akuzën se fshihej pas një bande droge e vuri në qendër të vëmendjes prezantuesen Viola Spiro e cila në asnjë moment nuk zgjodhi ta komentojë atë që ndodhi. Dje ajo ka dhënë një intervistë për “lart e poshtë” ku ka folur për disa detaje të jetës së saj, por sërish i është shmangur asaj teme.
Ajo rrëfeu se zgjedh të vishet me firma të shtrenjta, por kur ato kanë ulje. Në disa raste thekson ajo rruga nuk i mjafton, por ndonjë shpenzim e ka mbuluar duke i marrë lekë borxhë të motrës.
“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh ajo.
ma.me