Tentohet të grabitet një bankë në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i bankës duke vënë në lëvizje uniformat blu.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se në një filial të një banke të nivelit të dytë në Librazhd është thyer me sende të forta (gurë) xhami i derës kryesore.
Nga veprimet e para hetimore, këqyrja e kamerave dhe nga deklarimet e drejtorit të filialit rezulton se personi që ka thyer me gurë xhamin e derës nuk ka vjedhur vlera monetare.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./a.m.