Heynckes ka shtuar zërat se mund të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich, e cila i skadon në fund të sezonit.
Jupp Heynckes nënshkroi kontratë të shkurtër pasi u emëruar në stolin e Bayern Munich vetëm për ta zëvendësuar të shkarkuarin në tetor, Carlo Ancelottin.
Por, 72 vjeçari duket se është duke e shqyrtuar mundësinë e qëndrimit edhe për ndonjë sezon tjetër pas insistimit nga ana e drejtuesve të klubit.
“Mund të them që nuk është vendosur ende asgjë sepse unë kurrë nuk kam thënë se do të tërhiqem ne fund të sezonit. E keni dëgjuar ndonjëherë nga unë? Jo… e shihni pra”, deklaroi Jupp Heynckes, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)