Dy hajdutë që po tentonin t’i vidhnin makinën një personi përfunduan vërtet keq. Një burrë londinez sypatrembur i sulmoi i vetëm dy hajdutë në mes të rrugës i veshur me një palë mbathje pasi ai ishte një ish lojtar amator regbije i cili bën tre herë në javë stërvitje boksi, sikurse kanë bërë të ditur sot mediat britanike.
Stephen Canny, 33 vjeç, një broker nga Essex-i i Londrës tha: “Sigurisht që do ta bëja sërish. Po të ndodhte sërish sot në mbrëmje, do të bëja të njëjtën gjë sërish dhe as që do ta mendoja dy herë”.
Ai shtoi: “Përse duhet t’u lejoj njerëzve të hyjnë në pronën time dhe të më dëmtojnë makinën? Andej nga vij unë, kjo nuk është e pranueshme. Nuk mund të lejoj absolutisht që dikush të më vjedhë makinën teksa unë qëndroj i ulur lart. Nëse nuk jam aty dhe kjo nodh nuk kam çfarë të bëj. Por kjo s’mund të ndodhë kur jam i ulur një kat më lart”. /ma.me