Presidenti Ilir Meta mendon se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë gjëra për të bërë përpara se të mendojnë për një president të përbashkët, siç deklaroi kryeministri Rama në seancën solemne për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Meta tha në realstory se dy vendet duhet të punojnë më shumë, ndërsa e quajti deklaratën e Ramës një ekuacion të vështirë
“Kemi gjëra të tjera për të zgjidhur. Për këtë çështje nuk ka nevojë që unë të komentoj. Të bëjmë gjëra më të lehta sesa këto ekuacione të vështira. Të forcojmë marrëdheniet mes dy vendeve”, deklaroi Meta
Javanews.al/a.ç