Sot 8 marsi është festuar edhe në klubin e Partizanit, aty ku stafi dhe futbollistët i kanë bërë një surprizë të këndshme zonjave të cilat kujdesen që lojtarëve të mos i mungoj asgjë.
“Urojmë gratë e palodhura që çdo ditë janë në shërbim të skuadrës me punën e palodhur,”- citohet në faqen e Partizanit.
Klubi kuq më tej ka shtuar: “Gëzuar 8 Marsin të gjitha nënave e grave të futbollistëve që sakrifikojnë për ata që luajnë për të kënaqur sportdashësit.”/a.ç