Një kufomë që dyshohet të jetë mbytur është parë në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
NJOFTIMI
Pogradec
Informacion paraprak.
Informacion paraprak.
Më datë 08.03.2018, jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”, disa banorë kanë parë në rrjedhën e lumit një kufomë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e lumit e ka çuar në liqen.