Klauzola e largimit të Lionel Messit nga Barcelona mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar klubet rivale që të sigurojnë shërbimet e yllit botëror, sipas drejtorit financiar të Barcelonës, Pancho Schroder.
Argjentinasi nënshkroi kontratë të re me klubin duke e zgjatur qëndrimin te katalonasit deri më 2021. Në kontratën e tij është përfshirë klauzola prej 700 milionë eurosh. “Kemi caktuar një klauzolë që mendojmë se është e mjaftueshme që ta mbajmë Messin deri në pensionim te Barcelona.
Por kështu kemi menduar edhe me klauzolën e Neymarit (që u shit te PSG-ja për 222 milionë euro). Duke shikuar kah e ardhmja, mendoj se është e vështirë, por këtë ditë gjërat janë pak të çmendura”, ka thënë ai për SkySports, përgatiti Koha.
Messi ka shkëlqyer në edicionin e ri me 24 gola në La Ligë dhe 32 në total në të gjitha garat.
Barça është në garë për titullin në ligë dhe në Kupën e Mbretit e në Ligën e Kampionëve. (b.an)