Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte sot në Shkodër për të festuar 7 Marsin. Ministri Bushati dhe zëvëndëskryeministrja Mesi zhvilluan një takim në bibliotekën e Universitetit Luigj Gurakuqi, ku patën një bashkëbisedim me studentë të ekselencës dhe me stafin pedagogjik.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati u ndal tek rëndësia e sistemit arsimor për shoqërinë. “Në kohën tonë, mësuesi ishte pikë referencë jo vetëm për dijen por edhe për edukimin si koncept”, theksoi Ministri Bushati. Sipas tij, arsimi po përballet sot me sfida të ndryshme dhe është detyra e shkollës për përgatitjen e brezave të së ardhmes.
Duke u ndalur tek Universiteti Luigj Gurakuqi, Ministri Bushati vlerësoi disa nga emrat që kanë bërë histori dhe u shpreh se ky universitet i përgjigjet dinamikave të këtij rajoni të Shqipërisë por dhe të Kosovës.
ma.me