Pak minuta me pare një aksident automobilistik eshte shenuar në kryeqytet ku është plagosur rëndë një 30-vjeçare. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë ku mbeti e plagosur vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur. Menjëherë janë shoqëruar në polici, dy personat që ishin në makinë, shoferi dhe pasagjeri. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinës. E plagosura është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës dhe ka plagë të shumta.