Deputeti socialist Ilir Beqaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka shigjetuar ashpër drejtuesit më të lartë të të opozitës, të cilët, sipas tij, problemet personale dhe të rrethit të tyre familjarë, i kanë kthyer në kauza të opozitës. Sipas tij, dihet botërisht se para tre vitesh lejet e ndërtimit në Tiranë i jepte vetëm kunati dhe të mërzitesh pse nuk jepen më me kunat por drejt e drejt dhe pastaj nga mërzia të flasësh jerm nuk është e pranueshme për dikë që sfidon të jetë kryeministër.
“Kunati vetëm në 2014 ka dhënë leje për 770 mijë metra katror ndërtime në bashkinë e vogël të Tiranës. Në tre vitet e fundit së bashku në bashkinë e madhe të Tiranës janë dhënë lejë për 550 mijë metra katror ndërtime”, ka nënvizuar Beqaj.
Më pas ai ka renditur edhe një sërë argumentash krahasues, të cilat mbështesin argumentat se lejet e ndërtimit gjatë kohës që Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, ishin thjeshtë një çështje biznesi e familjarëve të tij.
“Së pari, kushdo që disponon një informacion të tillë ka detyrimin ligjor ta denoncojë ashtu siç organet e hetimit duhet ta thërrasin të dëshmojë ato çfarë di. Nuk besoj se edhe para tyre do të thotë se unë flas politikisht, siç i bishtënon gjithmonë çdo përballje në gjykatë ku nuk guxon të provojë asnjë akuzë publike. Së dyti, dihet botërisht se para tre vitesh lejet e ndërtimit në Tiranë i jepte vetëm kunati. Të mërzitesh pse nuk jepen më me kunat por drejt e drejt dhe pastaj nga mërzia të flasësh jerm nuk është e pranueshme për dikë që sfidon të jetë kryeministër. Kunati vetëm në 2014 ka dhënë leje për 770 mijë metra katror ndërtime në bashkinë e vogël të Tiranës. Në tre vitet e fundit së bashku në bashkinë e madhe të Tiranës janë dhënë lejë për 550 mijë metra katror ndërtime. Së treti, për çdo leje ndërtimi në Tiranë dihet botërisht kush është edhe zhvilluesi, edhe projektuesi, edhe pronarët e truallit. Kanë emra e mbiemra publikë, numër identiteti, NIPT, llogari bankare nëpërmejt të cilave kryhen transkasionet financiare, etj”, ka theksuar Beqaj.
Ja fjala e tij në Kuvend
Qeveria është përfshirë në një proces të plotë thjeshtëzimi dhe lehtësimi të marrdhënieve administrative që individët dhe sipërmarrjet kanë me administratën publike dhe ofruesit e shërbimeve publike.
Përtej çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me numrin e lejeve, liçensave dhe autorizimeve të eleminuara, janë marrë edhe disa vendime të rëndësishme.
Kërkesat për çdo lloj leje, liçense apo autorizimi do të bëhen vetëm on line.
Afati i dhënies së përgjigjes do të jetë jo më shumë se 30 ditë. Tejkalimi i këtij afati pa përgjigje vlerësohet pranim në heshtje.
Autorizime, leje apo të ngjashme të lëshuara në BE apo SHBA do të njihen automatikisht.
Qeveria duhet lavdëruar dhe mbështetur në agresivitetin për të synuar sa më shumë që të jetë e mundur ofrimin e shërbimeve digjitale të quajtuar të nivelit 4 (kërkesa online, trajtimi dhe përpunimi online, përgjigja online). Po ashtu janë të përgëzueshme përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë që kushdo që kërkon një shërbim të mos jetë e nevojshme të japë të njëjtin informacion disa herë, apo siç quhet ndryshe zbatimi i parimit “once only”.
Qeveria do të vijojë të kërkojë leje dhe autorizime për shëndetin e konsumatorëve, sigurinë dhe mjedisin.
Më konkretisht procesi i thjeshtëzimit dhe lehtësimit ka sjellë deri tani:
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga 111 leje dhe liçensa që kanë ekzsituar tani janë vetëm 38. Janë eleminuar 2/3 e tyre.
Në të gjitha Ministritë nga 253 leje, liçensa dhe autorizime që kanë ekzistuar tani janë vetëm 140. Janë eleminuar 45 % e tyre.
Përmbledhtazi, nga 364 dokumenta të kërkuara për nevoja të ndryshme ,numri ka rënë në 178. Janë eleminuar 186 apo rreth gjysma.
Gjithë sa më sipër janë kursime të burimeve, qoftë publike, qoftë private.
Janë pakësim të mundësive për praktika korruptive.
Janë edhe përmirësim i klimës për të bërë biznes në Shqipëri. Janë përpjekje për mjedis sa më miqësor për të thithur investitorë të huaj.
Të dhënat e përgjithshme të eknomisë janë pozitive. Jo vetëm viti 2017, por edhe të dhënat e janar 2018.
Në janar patëm rritje të eksporteve me 20 % krahasuar me janar 2017.
Në janar patëm rritje të vizitorëve të huaj me 35 % krahasuar me janar 2017.
Ndërkohë gjatë javës së kaluar dëgjuam drejtuesit kryesorë të opozitave në një sulm frontal për të kriminalizuar ekonominë e vendit. Në mungesë të argumentave realë për beteja politike, në panik pasi sondazhet tregojnë se nuk ngjallin asnjë shpresë edhe tek ata që mund të jenë të pakënaqur me qeverinë dhe mazhorancën, bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të prishur imazhin e vendit në botën e jashtme, për të prishur klimën e biznesit dhe për të krijuar situatë depresive dhe pasigurie tek qytetarët.
Dikush thotë që paratë e krimit po tentohet të zbardhen nëpërmjet ndërtimeve në Tiranë apo gjetiu.
Së pari, kushdo që disponon një informacion të tillë ka detyrimin ligjor ta denoncojë ashtu siç organet e hetimit duhet ta thërrasin të dëshmojë ato çfarë di. Nuk besoj se edhe para tyre do të thotë se unë flas politikisht, siç i bishtënon gjithmonë çdo përballje në gjykatë ku nuk guxon të provojë asnjë akuzë publike.
Së dyti, dihet botërisht se para tre vitesh lejet e ndërtimit në Tiranë i jepte vetëm kunati. Të mërzitesh pse nuk jepen më me kunat por drejt e drejt dhe pastaj nga mërzia të flasësh jerm nuk është e pranueshme për dikë që sfidon të jetë kryeministër.
Kunati vetëm në 2014 ka dhënë leje për 770 mijë metra katror ndërtime në bashkinë e vogël të Tiranës. Në tre vitet e fundit së bashku në bashkinë e madhe të Tiranës janë dhënë lejë për 550 mijë metra katror ndërtime.
Së treti, për çdo leje ndërtimi në Tiranë dihet botërisht kush është edhe zhvilluesi, edhe projektuesi, edhe pronarët e truallit. Kanë emra e mbiemra publikë, numër identiteti, NIPT, llogari bankare nëpërmejt të cilave kryhen transkasionet financiare, etj.
Dikush tjetër thotë se paratë e krimit kanë mbiçmuar lekun, monedhën vendase.
Nuk di apo nuk merr në konsideratë se ne themi se ka dy vjet që balanca e llogarisë primare është pozitive.
Nuk di apo nuk merr në kosideratë se ne themi se në 2017 Invetsimet e Huaja Direkte kanë patur nivelin e tyre më lartë historikisht.
Nuk di apo nuk merr në kosideratë se ne themi që në 2017 të ardhurat nga turizimi kanë rritje dyshfrore në përqindje krahasuar me 2016.
Nuk e di apo nuk merr në konsideratë se mbiçmim të monedhës vendase kundrejt euros ka patur edhe në Hungari, Çeki dhe Serbi. Nënçmim ka patur vetëm në Turqi, por atje arsyet janë tërësisht politike.
E dëgjoj ditë pas dite dhe kuptoj pse deri para 5 vitesh në Shqipëri çmimet e barnave gjenerikë mund të ishin më të shtrenjtë se origjinatorët e tyre. Sepse kjo lloj pseudo llogjike mund të arrijë në këto përfundime për mbiçmimin e lekut kundrejt euros.
Ligji që amendohet sot është miratuar para 10 vjetësh.
Që athere shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri, por edhe më shumë në të gjithë botën. Na duhet të mbajmë hapin e botës së zhvilluar. Lehtësimet dhe thjeshtëzimet që po bëjmë sot bota e zhvilluar i ka filluar prej 10 – 15 vjetësh.
Sot bota po hyn në erën e post-mobile.
E ardhmja e afërt janë “Internet of Things” dhe “Internet of Transactions”. Për pak vjet bota do të fillojë të përdorë teknolligjinë 5G në komunikim.
Na duhet më çdo kusht të mbajmë ritmin e botës së përparuar. Edhe këto të trija mund të bëjnë shumë që të garantojmë metrollogji moderne. Sepse kështu edhe mbrojmë konsumatorin, edhe krijojmë mjedis konkurencial të ndershëm për sipërmarrjen. Qeveria duhet brenda 2018 të sjellë një ligj të ri për metrollogjinë.