Në eventin e organizuar pas ceremonisë së çmimeve Oscars, morën pjesë artistë të shumtë të cilët impresionuan me veshjet e tyre.
Një ndër to është aktorja Emma Watson, e cila këtë herë nuk u përfol për veshjen e saj, por për tatuazhin që ajo kishte bërë në krahun e saj, ku shkruante: Time’s Up.
Tatuazhi i yllit Harry Potter, vjen në kuadër të mbështetjes të lëvizjes Time’s Up të Hollywood, kundër ngacmimeve seksuale.
Por duket se në tatuazhin e aktores ka një gabim gjuhësor, pasi është bërë pa shenjat e sakta të pikësimit.
Në vend të Time’s Up me një apostrof në mes shkronjave ‘e’ dhe ‘s’, Emma ka shkruar thjesht Times Up.
Nuk është e qartë nëse tatuazhi i Emës është i përhershëm apo nëse ështe i përkohshëm, vetëm për ceremoninë e Oscar.
Muajin e kaluar, Emma dhuroi 1 milion paund për viktimat e ngacmimeve seksuale.