Asnjë nga tre forcat kryesore politike nuk i afrohet pragut prej 40 për qind, të konsideruar nga shumë prej tyre si garanci për një shumicë absolute. Por ka aleanca të ndryshme, të paktën numerike, të afta për t’i dhënë jetë një ekzekutivi.
E në këtë situatë ndërmjetësimi i Presidentit do të jetë vendimtar. Por le të mbetemi tek numrat. Gazeta italiane “La Repubblica” sjell edhe skenarët e koalicioneve të mundshme të forcave politike që të mund të mbështesin një qeveri në legjislaturën e ardhshme
SENATI
Le të fillojmë nga Senati ku numri magjik për të pasur një shumicë absolute është 158. Le të mbështetemi në numrin e ulëseve që i atribuohen në bazë të parashikimeve të deritanishme. Referuar parashikimeve mbetet absolutisht e pamundur një aleancë PD-Forza Italia: 48 vende ka Partia Demokratike dhe 51 Forza Italia. Shuma është 99. Në teori, megjithatë, numrat për një pakt midis armiqve të betuar – M5S dhe PD –është i mundur. Ndoshta i mbështetur edhe nga Leu. 48 vende PD, 112 ato të Lëvizjes 5 Yjet, 8 ato të “Liberi e Uguali”: Shuma është bën 168. Skenar pak i vështirë duke u nisur nga deklaratat e sekretarit aktual të Partisë Demokratike, i cili ka kaluar ditët e fundit të fushatës duke sulmuar Di Maio-n, ndërsa s’ka nguruar të shprehet: “Ju nuk do të keni votat tona” …Ndërsa një ‘ Aleancë mes M5S-Leu, pa PD, do të ishte larg nga kuorumi. Opsioni i fundit? Një qeveri e zezë dhe e gjelbër e populistëve. Sipas të dhënave të disponueshme , La Lega do të ketë 57 vende, “Vëllezërit e Italisë” 16 dhe rezultati është 185
DHOMA
Shumica absolute formohet me 316 vende. Nëse do të flisnim për aleancën hipotetike Forza Italia-PD mund të themi se nuk arrihet asgjë. 94 vendeve të Forza Italia nëse iu shtohen 135 të Partisë Demokratike rezultati do të jetë 229. Absolutisht larg nga pragu. Po në rast të një koalicioni mes M5S dhe së majtas? Pesë Yjet kanë në 226 vende, shto 135 të Partisë Demokratike dhe 16 nga “Liberi e Uguali”: rezultati është 377. Numri i ulëseve që do të kishte një aleancë populiste? La Liga 123, shto 28 të Fratelli d’Italia dhe 226 të Pesë Yjeve, japin 377.
Matematika thotë se një qeveri është e mundur. Por rrugët e politikës janë të paparashikueshme. Natyrisht që zgjidhja mbetet me bazën më të gjerë: një qeveri e unitetit kombëtar, ose një qeveri që ka për qëllim të bëjë ligjin zgjedhor, me të gjithë ose pothuajse të gjithë brenda. Por edhe kjo duket të jetë një rrugë drejt greminës.
HAPAT E LEGISLATURËS SË RË
Sesioni i parë i formimit të dhomave të reja do të zhvillohet më 23 mars. Dita e parë parashikon si gjithmonë, zgjedhjen e presidentëve të Dhomës dhe Senatit. Dy ditë më vonë, më 25 mars, është afati i fundit për deputetët, që të komunikojnë grupin të cilit i përkasin. Në fund të muajit mund të marrë jetë formimi i një qeverie të re të mundshme (dhe në atë moment joekzistuese). Sepse konsultimet në Presidencë janë planifikuar të zgjasin më shumë se tre javë. (Presidenti i Republikës fillon procesin për lindjen e ekzekutivit të ri)