Familjet në nevojë që nuk kanë aktmarrëveshje me UKT dhe apo matës të ri, do të subvencionohen nga shteti dhe nuk do të paguajnë asnjë kosto për formalizim.
Evis Gjebrea, nëndrejtore e UKT thotë se udhëzimi përcakton qartë se kjo kategori do të subvencionohet nga shteti. “Për këto shtresa në nevojë do të verifikohet nëse ka një kontratë dhe nëse ka një ujëmatës. Në rastet kur ka mungesa të këtyre elementëve, subvencionohet kontrata e re dhe matësi i ri”, deklaroi Evis Gjebrea për Ora News.
Ndërkohë, nga sot, ndaj të gjithë konsumatorëve familjarë që nuk kanë formalizuar lidhjet me ujësjellësin, do të merren masa. Bashkitë janë udhëzuar nga qeveria për verifikimet dhe kontrollet në terren. “Verifikimi do të bazohet në kontrollin nëse është një konsumator në ujësjellësin e Tiranës apo jo. Ne e kontrollojmë nëse ka një ujëmatës të instaluar, verifikohet linja e brendshme e ujësjellësit për të parë nëse ka një lidhje abuzive, një lidhje të dyfishtë. Të gjithë këto elemente, ashtu siç është verifikuar me të tjerë do të verifikohen në rastin e konsumatorit familjar”, u shpreh Evis Gjebrea.
a.ç