Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë ku një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e një banese.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga shpërthimi i një sasie prej rreth 300 gramësh eksploziv pësuan dëmtime të lehta edhe 4 banesa të tjera aty pranë.
Lidhur me ngjarjen kanë folur edhe fqinjët e shtetasit Klaudio Uka, të cilit iu vendos eksploziv në derë. Ata thonë se kjo fmailje ëhstë e rregullt dhe nuk ka probleme. Policia po heton për ngjarjen ndërsa ende nuk ka një pistë konkrete pasi edhe vetë i dëmtuari ka deklaruar se nuk ka konflikte./a.m.