Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës se deputetit të PD, Shehu për të raportuar në komisionin e Politikës së Jashtme. Shehu deklaroi sot se do të kërkojë që Meta të jetë i pranishëm në komision për një seancë dëgjimore për çështjen e kufirit me Greqinë.
Ndërsa vetëm pak minuta më pas, zëdhënësi i Presidentit konfirmoi për mediat se Meta është gati për të shkuar në seancë kur të thërritet.
Tritan Shehu u shpreh në komision se “Do të kërkojmë që këtu të vijë edhe Presidenti, pasi u bënë shumë lojëra fjalësh dhe akuza”.
Sot në komisionin e Jashtëm raportoi ministri Bushati për kufirin detar me Greqinë dhe negociatat që po bëhen, ndërsa në seancat e radhës pritet që të ftohet zyrtarisht Presidenti Meta.
a.ç