Opozita vijon me denoncimin e rasteve të familjeve në nevojë të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Rasti i fundit vjen nga Dibra, konkretisht në fshatin Maqellarë në familjen Gjoni.
Ish-kryeminsitri Berisha publikon videon e dëshmisë së një të moshuare në pamundësi ekonomike.
“Ja kujt i ndërpret ndihmën ekonomike Edvin Kristaq Rama! Miq, ju ftoj të ndiqni këtë video, ndër me tronditëset të mjerimit ekstrem të familjes së Zilije Gjonit, Maqellarë!”, shkruan Berisha.
Ndërsa e moshuara që mezi flet për shkak të mungesës së dhëmbëve thotë se askush nuk ka shkuar t’i shohë.
“Jam tu vujt, jam. Nuk më ka parë me sy komuna. Nuk kanë ardhur. Nuk duan të vijnë. A më kanë inat, nuk e di pse”, belbëzon ajo. I biri thotë se mban dru në mal për të jetuar./a.m.