Arti shqiptar ka humbur sot një nga emrat më të njohur. Ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Gëzim Qëndro është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Kritiku i njohur dhe historiani i njohur i estetikës së artit nuk arriti dot të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të profesor Qëndros, ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro. Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazevendesueshem! Lamtumire!”, shkruan Kumbaro në facebook.
Qëndroa ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve në vitet 1998-2002. Ai ishte profesor i hisorisë së artit.
Redaksia e JavaNews.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të shtrenjtë.
/a.m.