Kryeministri Edi rama e ka nisur ditën duke shpërndarë një video në facebook me pamje nga nënstacioni i ri elektrik në Çorovodë.
Në postimin e tij Rama shkruan se për herë të parë në 27 vite sigurohet furnizimi me energji pa ndërprerje për banorët dhe bizneset e zonës.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë
Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja. Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera