Reshjet intensive të borës thuajse kanë paralizuar aktivitetin në qarkun e Lezhës. Situata paraqitet më e vështirë kryesisht në zonat rurale, ku një pjesë e madhe e akseve rrugore janë të bllokuara.
Ndërkohë, vështirësi në qarkullim ka paapsur në të gjithë qarkun. Raportohet se në rrugë konstatohet prezencë e lartë akulli dhe dëbore.
Në ëkto kushte, Drejtoria Arsimore Rajonale ka vendosur pezullimin e mësimit. Kjo pasi është e vështirë transporti i nxënësve për shkak të problemeve në akset rrugore./a.m.