Ai qe ishte i vetmi qe mori persiper t’i tregonte te verteten e dhimbshme per humbjen e burrit dhe 3 femijeve ne aksidentin tragjik ne Velipoje, babai i Evisa Prekes ka thene sot per News 24 se e bija eshte ne gjendje shoku ne spitalin e Durresit.
“Vajza po lufton per jeten, eshte ne gjendje shoku, shteti duhet ta ndihmoje. Vajza do qendroje edhe 2-3 jave ne spital”.
Ai ka kerkuar ndihme qe shteti ti ofroje rehabilitim te bijes, pas kesaj ngjarje te rende qe ka pesuar. Nuredin Lika eshte shprehur per News 24 se Evisa shpresone qe te pakten vajza e madhe te ishte mire. /ma.me