Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kreu i PD Lulzim Basha po i fshihet një hetimi për një lobim të paligjshëm në SHBA.
Po ashtu, Balla u ndal edhe tek një raport që sipas tij është hartuar nga institucionet belge, ku flitet për financimin e PD nga grupe kriminale shqiptare të identifikuara në këtë shtet.
“Dua t’i them kolegëve të PD-së që Lulzim Basha sot është person nën hetim. Burimet e institucioneve partnere bëjnë të ditur që Lulzim Basha po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishëm, atë të një lobimi të paligjshëmnë SHBA dhe si gjithmonë Lulzimi kësaj radhe ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë institucionit të Prokurorisë për të dhënë shpjegime lidhur me këtë hetim që po kryen Prokuroria dhe mesa duket po e çoi mbazdite Ristanin, Ristani është i gatshëm të mari përsipër të gjitha fajet e Lulzimit.
Kam këtu një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili duket se ka bërë një analizë për një kohë të gjatë për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë dhe lexoj raportin, të cilin do t’ja vendos medias në dispozicion sa i përket bandave të gangsterëve shqiptarë, fonde janë transferuar në shqipëri për Partinë Demokratike të Berishës, të cilat janë zbuluar me emër të personave në hetim nga policia dhe Prokuroria belge.
Është e rëndë, sesi një parti politike në Shqipëri qenka financuar nga banda dhe kriminelë, të cilët veprojnë në një vend të BE. E kam dëgjuar Lulzimin dhe Saliun të dy të bërasin se qenka PS, jo ja ku e keni nga një institucion i një vendi antarë të BE-së, ku sipas jush bandat shqiptare janë një shqetësim për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, raporti thotë se qenka financuar PD”, deklaroi Balla./a.m.