Nga Brizida Gjikondi
Deri më tani njihen dy Opera me tematikë nga jeta e Skënderbeut.
Të dyja i takojnë shekullit të XVIII. Njëra është kompozuar në Itali, ndërsa tjetra në Francë.
Opera e kompozuar në Itali i takon një ndër kompozitorve me famë botërore si Antonio Vivaldi.
Libreti ështe shkruajtur nga Antonio Salvi. Ajo titullohet Skënderbeg. Opera është me 3 akte, është shfaqur në 22 Qershor 1718 në djepin e artit botëror në Firence të Italisë.
Rolin e Donikës e ofroi për publikun një nga zërat më të bukur të atij shekulli, Francesca Cuzzoni. Ndërsa rolin e Skënderbeut e ofroi Giovanni Battista Carboni.
Opera u luajt pikërisht në nder të inagurimit të një prej Teatrove më të famshëm të Firences, Teatrit të Pergolave.
Opera e dytë quhej Skanderbeg-tragjeditë. Ajo shtrihej në 5 akte. Libreti ishte shkruajtur nga Mote me muzikë të Rebek dhe Frankër.
Ngjarja zhvillohet në Turqi gjatë kohës kur Skënderbeu ishte peng në borrin e Sulltanit. Kjo Opera u shfaq për herë të parë në Paris në 27 Tetor 1735. Shfaqia u bë nën patronazhin e Akademisë Mbretërore të Muzikës së Francës.
Rolin e Skënderbeut e luajti artisti Tribu, kurse atë të Sulltan Muratit, artisti Shase.
Opera u luajt dy herë përgjatë mbretërimit të Luigjit XV. Teksti i Operas u botua në format të madh me 62 faqe dhe mbante shënimin “avec privilege du Roi” (me privilegjin e mbretit të Francës Luigji XV)
Këto Opera të mirënjohura në epokën që u krijuan dhe shumë vepra të tjera, artistike, piktura, libra historikë dhe letrare konfirmojnë jo vetëm famën e Heroit tonë Kombëtar por edhe adhurimin dhe vlerësimin që kishte bota përparimtare për figurën dhe rolin e tij