Për të disatën herë, punëtorët e Bypassit të Fierit dhe Vlorës kanë dalë në protestë para Kuvendit, ku ata kërkojnë pagat e prapambetura.
“Kemi kërkuar të drejtën tonë, lekët tona. Unë të bëj thirrje si punëtor, që të ngresh zërin fort por me sinqeritet. Dua që eprsonalisht të ngresh zërin për ne, që ne të fitojmë të drejtat tona”, iu drejtua një punëtor Bashës.
Kreu i opozitës deklaroi para protestuesve se pagat e tyre janë bllokuar si paosjë e korrupsionit të kryeminsitrit rama dhe ministrit Gjiknuri.
“PD dhe unë e dëgjojmë zërin tuaj, e njohim problemin tuaj. Problemi juaj është pasojë e korrupsionit. Ju e dini fare mirë se firma kontraktore, që kontraktoi firmat nënkontraktore, ka ëlnë një garanci te shteti, dhe kjo garanci mjafton dhe tepron për të paguar detyrimet. Sipas informacionit tonë, kjo pagesë nuk kryhet sepse ka korrupsion, korrupsion qeveritar dhe korrupsion kryeminisitror. Janë me dhjetëra telefonata, të cilat fshehin një aferë të pistë korruptive. Ju nuk i merrni lekët se Damian Gjiknuri dhe Rama janë të përfshirë për t’i marrë këto lekë për vete. Ne do ngremë zërin që këto fonde të zhbllokohen”, deklaroi Basha./a.m.