U mbajt sot seanca dëgjimore e komisionit të medias mbi edukimin, ku e pranishme ishe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
E gjithë seanca është zhvilluar me debate mes ministres Nikolla dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshi.
Debati:
Nikolla: Po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.
Vokshi: S’do të më tregosh ti se si drejtohet komisioni
Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!
Vilma Bello: Unë nuk e di se sa kanë shkuar përpara drejtësisë kur në 2005 kishte akte të pa miratuara.
Vokshi: Nuk mundet juve që diskutoni dhe miratoni ligje të vini në këtë komision e të thoni se nuk i kemi miratuar sepse nuk kishim kohë.
Më vjen keq se ju vini nga akademia, duhet të ishit këtu për të mbrojtur të drejtat e studentëve dhe pedagogëve. Moszbatimi i ligjit i ka penalizuar të dyja këto kategori./a.m.