Një 45-vjeçar nga Tetova është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim. Remzi Emruli është dënuar nga Gjykata e Zagrebit në Kroaci për trafikim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë u bë me qëllim ekstradimin drejt Kroacisë.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Zagrebit-Kroaci, me vendim nr 5.K-1634/17-24, të datës 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Penal Kroat”, thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç