Një rast i paprecedentë dhune është regjistruar në Librazhd. Një fëmijë vetëm 4-vjeçar është varur në një pemë nga xhaxhai i tij 29-vjeçar pasi më herët është dhunuar. Fëmija me inicialet B.M. është nga fshati Dragostun dhe dhunohet sistematikisht nga prindërit dhe xhaxhai i tij që në facebook quhet Fati Librazhd.
Madje ky i fundit poston një foto në facebook teksa nipi shfaqet në majë të pemës.
Sipas të afërmve, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore, sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.
Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.
“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan xhaxhai teksa poston foton e nipit që ndodhet më poshtë./a.m.