Policia kufitare ka ndaluar 8 emigrantë të jashtëligjshëm sirianë. Ndalimi i këtyre shtetasve u BË në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit sipas burimeve të JavaNews. Raportohet se këta shtetas kishin si synim kalimin drejt Malit të Zi, për të vijuar më pas rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Këta shtetas ishin ndaluar më herët si emigrantë të jashtëligjshëm por aplikuan për azil në Shqipëri. Në këtë mënyrë ata nuk u përzunë por qëndruan për disa ditë në qendrën e azilkërkuesve.
Këta shtetas më pas vijuan me planin duke u arratisur nga qendra e azilkërkuesve. Por polciia kufitare i ndaloi ata pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit./ a.m.