Siç paralajmeroi pak minuta me pare javanews.al, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka informuar në lidhje me ngritjen e nje komisioni parlamentar për çështjen Tahiri, per te verifikuar Kuvendin pse s’lejoi arrestimin e Tahirit.
“Ministra e Brendshme, kryeministri ishin në disponuam zyrtar të informacionit, por trafiku bëhej me bekimin dhe ryshfetin që jepej deri tek më të lartët. Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, Haki Çako dhe paraardhësit e tij e kanë pasur në mënyrë zyrtar nga SHISH dhe nga Interpol, nga denoncimet e opozitës, dhe nga media. Shumë gazetarë kanë shkuar dhe kanë rrezikuar të shkonin në parcelat me hashash. Keto fakte janë varrosur në zyrën e kryeministrit.
Kjo është arsyeja se Edi Rama ka shkelur kushtetutën dhe ka kthyer parlamentin në gjykatë. Ndërhyrja e Ramës në skandalin Tahiri-Habilaj, çoi në kthimin e Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës.Kërkesa për komisionin do të jetë njohja me faktet dhe kërksa do të depozitohet sot”, deklaroi Basha.
Basha duket se i hap rrugë rikthimit të ish-deputetit demokrat Astrit Veliaj sërish në Kuvend. I pyetur nga media për këtë çështje, pas heqjes dorë nga mandati të deputetit Eduard Halimi, Basha deklaroi: Veliaj është numri dy i listës së PD në Berat. Për shkak të kuotave gjinore, kjo është një çështje që e vendos KQZ-ja. Pra se kush do e marrë mandarin është çështje e KQZ dhe vullnetit të personave përkatës.
Pyetur lidhur me problemet me drejtësinë, Basha theksoi: Asnjë pretendim për kriminalitet nuk ka për të tanët. I renditur i dyti në listën e qarkut të Beratit nga PD, Veliaj pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Eduard Halimit.
Por në qarkun e Beratit, ashtu si në disa qarqe të tjera, Partia Demokratike është gjobitur nga KQZ për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore në lista, duke mos përfshirë asnjë femër në tre emrat kryesues të listës së kandidatëve.
Nisur nga ky penalitet i vendosur nga KQZ, demokratëve u hiqet e drejta që mandatin ta marrë deputeti i dytë në listë, Astrit Veliaj.
Pak dite me pare, i kontaktuar nga “Panorama”, ish-deputeti Astrit Veliaj ka theksuar se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, ka deklaruar Veliaj.