Skema e re e ndihmës ekonomike ka sjellë përgjysmim të familjeve përfituese në qarkun e Lezhës. Ky fakt bëhet e ditur nga Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë, Keler Sufja, sipas të cilit familjet e larguara nuk plotësonin kriteret e përcaktuara, duke nxjerr në këtë mënyrë në pah edhe abuzimet që janë bërë deri më tani.
Sufja ka bërë të ditur se shërbimi social shtetëror do ti verifikoje të gjitha rastit e familjeve të larguara nga skema, pasi shumë prej tyre kanë paraqitur ankese, duke deklaruar se janë penalizuar padrejtësisht.
Numri i familjeve që nuk do të përfitojnë më ndihme ekonomike në Qarkun e Lezhës është 3041, ndërsa numri më i lartë i të larguarve është në Bashkinë e Kurbinit. Me aplikimin e skemes së re synohet që abuzimet e deritanishme me ndihmën ekonomike të marrin fund.
ma.me