Brenda kësaj të hëne pagat e pedagogëve dhe personelit akademik do të jenë në llogaritë e tyre.
Ministria e Arsimit siguron se “ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve”, thotë njoftimi i i MASR.
“Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit”, thuhet më tej në njoftim.
a.ç