Trajneri i kampionëve të Spanjës dhe të Europës, Zinedine Zidane e pranoi që ky vit për skuadrën e tij nuk është si ai i kaluar, me francezin që mori përsipër përgjegjësitë e tij për situatën e krijuar.
“Ambiciet për këtë sezon nuk janë të pranueshme dhe nuk janë respektuar, – tha Zidane. – Ky sezon është ndryshe dhe ne duhet ta pranojmë. Duhet të jem me futbollistët, çfarëdo që të ndodhë. Jam unë në krye të gjithçkaje dhe përpiqem që t’i përmirësoj gjërat. Ndihem shumë mirë në Madrid dhe do të bëj të pamundurën për të qëndruar këtu”.
Në media është folur shumë për mundësinë e shkarkimit nga detyra te Zidane, nëse Reali eliminohet nga Paris SG, ndërkohë që francezi bëri edhe një analizë për skuadrën transalpine.
“E shoh këtë përballlje pa menduar se çfarë do të ndodhë vitin tjetër. Nuk shoh të ardhmen, shoh të tashmen. E di që kjo nuk do të zgjasë gjatë të gjithë kohës. Kur të vijë momenti do të kalojmë në diçka tjetër. Për sa i përket PSG-së, është një ekip që është përmirësuar vit pas viti. Po ndryshon dhe këtë sezon po bën paraqitje fantastike, por kjo nuk më habit”, deklaroi më tej Zidane.
a.ç