Merret në pyetje nga policia tregtari i konfeksioneve që u arrestua të dielën nga policia kufitare në portin e Durrësit duke tentuar të trafikonte 11.3 kilogramë heroinë në drejtim të Italisë.
Lënda narkotike është gjetur e fshehur në kabinën e kamionit “MAN”, me targa shqiptare që transportohej nga 63-vjeçari Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës.
Ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni për drogën e fshehur në kamion ndërsa shtoi se mjetin e kishte marrë të ngarkuar dhe të vulosur. Policia e ka rrëzuar këtë pretendim duke pohuar se kapja e drogës është bërë mbi bazën e informacioneve paraprake.
Ka qenë kontrolli i imtësishëm me qen antidrogë që ka gjetur 10 pako të mëdha dhe një tjetër më të vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Heroinë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale për peshimin dhe ekspertimin e plotë i saj.
Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion qytetin e Firenzzes në itali mësohet se ishte ngarkuar në Tiranë nga 63-vjeçari i cili ka në pronësi një punishte konfeksionesh në zonën e spitallës në Durrës.
Mjeti me drogë ka kaluar vijën e parë të sigurisë por është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit të mjeteve të tonazhit të lartë pikërisht bazuar në të dhënat paraprake që dispononte policia.
Shërbimet e antidrogës dhe institucionet e specializuara kishin disa javë që kishin marrë dijeni në lidhje me këtë tentativë trafikimi të ngarkesës me heroinë drejt italisë.
a.ç