Robert O’Neill, ish marinsi amerikan që e vrau kryeterroristin Osama Bin Laden në vitin 2011 ka thënë se parada ushtarak të cilën po tenton ta organizojë Donald Trump është “m**”
O’Neill është vetëm njëri nga disa veteran të luftës i cili publikisht ka dalë kundër idesë çfarë e dëshiron presidenti amerikan.
Ai po ashtu ka shtuar se Amerika ka pasur parada ushtarake, ndërsa ka theksuar po ashtu se pikërisht Rusia dhe Franca, të cilat rregullisht organizojnë ceremoni ushtarake, “janë vende e botës së tretë të cilat asnjëherë nuk kanë mundur ta zotërojnë botën ashtu siç kanë bërë SHBA-të”.
Presidenti amerikan ka thënë se vitin e kaluar e ka shikuar një video të paradës ushtarake në Francë dhe e cila e ka lënë pa mend prej madhështisë, kështu që ka thënë se dëshiron që më 4 korrik ta mbajë një të tillë në SHBA.