Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei.
“Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë. Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjikë në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Gjatë ditës, në qëndrimin e tij në SHBA, Haradinaj ka takuar edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, me të cilin ka diskutuar për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit.
“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, biseduam për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike.
Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë…”, ka thënë Haradinaj, përgatiti Koha. (b.an)