I ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, presidenti i sapo zgjedhur I FSHF-së, ka folur rreth fushatës, zgjedhjeve dhe mandatit të ri që do të drejtojë qeverinë e futbollit.
Mesazh për humbësin…
Nuk besoj se gara ka humbje, edhe Bashkimi besoj se ka fituar diçka nga kjo garë. Ka fituar nga vota sportive dhe ka mësuar më shumë nga hallet e futbollit për karrigen ku do të jetë.
Shumë masa sigurie…
Nuk ishte shumë e qetë, shumë sportive. Klima ishte e acaruar në përgjithësi, kishte shumë faktorë të përfshirë për të ndikuar në garë dhe detyroi të gjithë institucionet që të ishin më të kujdesshme. FSHF, institucionet ndërkombëtarë ku zëvendës presidenti I UEFA-s ja kërkoi edhe kryeministrit të Shqipërisë siguri më të lartë. Gjë e cila ju ofrua. Fatkeqësisht ka pasur të fortë të përfshirë në këtë garë që kanë tentuar maksimalisht për të ushtruar influencën e tyre për të deformuar rezultatin e garës.
A pati ndërhyrje nga qeveria në garë?
Gara ka përfunduar dhe rezultati ka dalë. Më pëlqen më shumë se ç’duhet të bëjmë dhe ç’duhet të korrigjojmë. Nuk dua ti rikthehem asaj që kemi thënë, ka pasur ndërhyrje apo angazhim të aparatit shtetëror në këtë garë.
Në Shijak, u votuat kundër për kryetarin e Bashkisë…
Nuk ka asnjë në Shijak që s’më mbështet mua, por ndonjëherë politika kalon mbi vullnetin e njerëzve. Ka qenë I detyruar dhe e ka shprehur.
Investimet
Unë me bizneset e mia dhe me vëllain, kam sponsorizuar dhe drejtuar ekipin e Erzenit të Volejbollit, kampion për tre vite dhe ka marrë pjesë në Kupat e Europës. Jam qytetar nderi para se të isha president I federatës për kontributin që kam dhënë.
Fitore politike
Absolutisht që nuk kam asnjë ambicie politike. E kam parë si garë sportive, si garë alternativash për të drejtuar. U politizua për vetë faktin se Bashkimi përveçse ishte eksponent I lartë I një partie, mund të kishte hyrë ndryshe,. Mund të hynte zhveshur në garë. Nëse do të zhvishej, gara mund t’i afrohej sportivi tetit. Kam thënë që duhet të jetë garë sportive.
Edhe ju patët pro partitë kryesore të opozitës… U zgjodh Enkelejd Alibeaj…
Fakti që politizimi I situatës bëri që të pozicionohen, sepse e bëjnë kundër kundërshtarit. Nëse s’do të ishte figurë politike, disa nga ato nuk do të vinin në Asamble. Disa kryetarë bashkish të PD apo PS nuk do vinin dhe do të ishte garë sportive. Klubet kanë përfaqësues ligjor që përgjithësisht nuk është kryetari I bashkisë. Të gjithë kryetarët e bashkive kanë ardhur të votojnë. Nuk është e thënë që këto kryetar bashkish kanë qenë të organizuar për ne. e ktheu në politik dhe në fund fitoi futbolli. Fitoi sporti. Nëse I peshojmë numrat politik direkt të përfaqësuesve të PS, dhe përfaqësuesve të opozitës, dilnin deri në katër në favor të PS.
Media u nda pro dhe kundër, U tha që keni paguar 130 mijë euro për klubin e Elbasanit , duke u bërë garant.
Absolutisht, mediat kanë publikuar shumë gjëra. Ky ka qenë nderi që më ka bërë ky personazh politik, sepse shumë media që kanë qenë kritik, normalisht që duhet të jesh I tillë ndaj një drejtuesi afatgjatë dhe një loje publike të cilën është e lehtë të kritikosh. Mediat e kanë cilësuar si të padrejtë ndërhyrjen e politikës, dhe është avantazh që ma kanë dhënë mediat jo që e kam marrë unë.
UEFA ju mbështeti…
Nuk e besoj se ka qenë mbështetje individuale. Por të parimeve që përfaqëson futbolli. Të gjithë mbrojnë parimet e rregullave të statuteve të federative. Parimi është që të jenë të paanshme dhe të pavarura në vendimmarrje. U konstatua që ishte ndërhyrje politike e të gjithë makinës shtetërore, por edhe e faktorëve të tjerë në Shqipëri. Opera ndërhyrjes politike, UEFA patjetër që duhet të mbronte futbollin.
Aksion ndaj tyre?
Nuk I preferoj. Le të bëjnë të tjetër. Ata që duhet ti sistemojnë gjërat në Shqipëri janë të tjerët dhe të ndërhyjnë që të mos ketë ndërhyrje në këtë garë. As ndërhyrje të të fortëve në politikë dhe as ndërhyrje të politikës në sport.
Konflikti interesi për Superioren…
Më vjen keq, që sa ndërroni studiot ndërroni edhe mendimin (qesh). Ne bëjmë më të mirën për futbollin dhe të ardhmen e federatës. Për momentin është një paketë tjetër dhe nesër mund të jetë edhe kjo. Duhet të ketë sa më shumë të ardhura, pasqyrimi s’ka qenë I keq.
Baste dënime, dhunë pak njerëz por rezultatet të futbollit kombëtar në “import”. Çfarë do ndryshojë shpejt apo ngadalë?
Nuk do të mundohemi dhe të bëjmë përpara për të shkuar drejt sukseseve dhe zhvillimit më të madh të futbollit në Shqipëri. Është arritur shumë, është bërë punë dhe aq më shumë bëhen edhe gabimet. Nëse nuk bën asgjë nuk bën gabime. Të realizojmë ato që kemi synim dhe të korrigjojmë gabimet e të shkuarës. Të minimizojmë gjithçka që e cenon lojën.
Premtimi, për ngritjen e ligës profesioniste…
Mund të ketë edhe ligë të kategorisë së parë, të kategorisë së dytë…
Talentet çfarë mund të bëhet më shumë?
Çdo ditë e më shumë shohim produkte që vijnë nga fushat shqiptare. Nuk mund të mohojmë që Evropa perëndimorë është më e zhvilluar.
Tradita para ’90.
Kemi pasur më të mirë traditën dhe ka qenë në rënie në vitet 2000. Nëse atëherë pothuajse nuk ekzistonin ekipet zinxhir, sot pothuajse të gjithë kanë ekipe zinxhir dhe akademi me më shumë se një skuadër. Ka edhe akademi që s’kanë ekipe të rriturish, ose fëmijësh me kualitet të pëlqyeshëm.
Si do ja bëni të fitoni zëmrat e shumicës jashtë Asamblesë?
Është gjë e vështirë, pasi është garë dhe tifozët kanë pakënaqësi të momentit. Jo çdo gjë që është diskutuar para zgjedhjeve, ishte e ngjeshur me diskutimeve dhe tema u bë më e rëndësishëm se kurrë e cila nxori shumë kritika shumica e tyre janë reale.
Cila prej rivalit?
Jo nga rivali, por nga njerëz të fushës patën diskutime që administrate duhet ti ngushtojë shpenzimet. Duhet të jemi më transparent me të ardhurat, me vendimet e komisioneve. FSHF ka nevojë për specialist të ndryshëm dhe pasqyrimi I punës duhet të
Mandati përmbyllës?
Ishalla do të jem gjallë edhe katër vjet qesh…
Është dita e parë dhe ka shumë gjëra për të bërë. Futbolli është I rëndësishëm. Kemi bërë gabime dhe gjëra të reja, por duhet të bëjmë akoma më shumë. Kemi bërë mirë dhe janë rezultatet e ekipit kombëtar, kanë ndikuar në futbollin në Shqipëri, në jetën e shoqërisë shqiptare, në bashkimin e kombit. K qenë e vetmja gjë ku ekipi kombëtar I bëri që të demonstrojnë vlerat e tyre pozitivë në Francë. Duhet të ngremë stekën më lart dhe Europiani duhet të jetë objektiv.