Në administratën publike do të punësohen 1.073 persona gjatë këtij viti.
Lista me vendet vakante është publikuar në Fletoren Zyrtarë, ku përcaktohen institucionet që kanë vende bosh, pozicioni, orët e punës dhe kohëzgjatja e kontratës.
Janë 1.073 vende në administratën shtetërore, të cilat qeveria mendon t’i plotësojë me rekrutime të reja gjatë këtij viti. Në një vendim të marrë dje, Këshilli i Ministrave deklaron se numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2018 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1.073.
Sipas kategorive, 20 vende vakante janë në kuadrin e Trupës së Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues (TND), ku përfshihen drejtorë të përgjithshëm të institucioneve kombëtare. Për kategorinë e mesme drejtuese shpallen 83 vende bosh, për kategorinë e ulët drejtuese 305 dhe për kategorinë ekzekutive, 665 vende.
Në kategorinë ekzekutive do të kërkohen profesionistë nga sektorët si më poshtë: shkenca juridike, shkenca kompjuterike, audit i brendshëm, shkenca ekonomike, shkenca ekonomike/juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori-filologji, shkenca mjekësore, veterinari, agro-nomi, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, kimi, shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë, arkeologji dhe restaurime, artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi dhe arsim i lartë ushtarak/policor.
Do të jetë Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, institucioni i ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi. Aplikimet për vendet e lira në shërbimin civil, për pozicionet e lira në institucionet e administratës shtetërore, pra në Kryeministri, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, “ëëë. dap. gov. al”.
Për të aplikuar, duhet të krijosh një llogari personale dhe të ngarkosh të gjithë dokumentacionin që kërkohet. http://hrm. gov.al/Regjistrohu.aspx/Gsh.al