Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka prezantuar mesditën e sotme strategjinë e BE për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”.
Ajo shtoi se 2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste, “për të kompletuar procesin e zgjerimit për ato që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen”.
Hahn: Do t’i mbështesim partnerët tanë ne Ballkanin Perendimor
Ndersa komisioneri Hahn ne fjalen e tij ka nenvizuar se jemi përballë një hapi historik.
“Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të kenë patjetër një strategji evropiane. Duhet bërë shumë për të arritur destinacionin e BE. Kosova, po përpiqet shumë në rrugën e saj drejt BE. Ka dhënë rezultate pozitive dhe rruga që do gjejë Kosova me Serbinë një rrugë e përbashkët do ketë rezultate pozitive për t’u afruar sa më shumë drejtë Be. Ky është një presion pozitiv në rajon në mënyrë që të ecin sa më mirë drejt BE. Qëllimi është që të kemi rezultate pozitive, qëndrueshmëri, ekonomia është një element potencial, i rëndësishëm. Në mënyrë që të kemi progres, kemi vendosur t’i mbështesim partnerët tanë duke krijuar iniciativa tepër të rëndësishme, e para është sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, ndërlidhja, pajtueshmëria, të gjitha këto janë tepër të rëndësishme, që duhet të ndërmerren gjatë vitit 2018. Kjo është një iniciativë që ka të bëjë me përmirësimin dhe shfrytëzimin më të mirë të parave në dobi të Ballkanit Perëndimor. Kjo duhet të ndihmojë në zhvillimin e sektorit ekonomik. Kemi shumë punë përpara për të bërë. Ky është një moment pozitiv. Dëshira jonë është integrimi i BP në BE në mënyrë që të kemi përmirësim ekonomik“, nenvizoi ai.