Prej disa ditësh një pallat 8-katësh në Gjirokastër rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dherave, duke bërë që banorët të braktisin shtëpitë dhe të strehohen në konvikt nga ana e bashkisë.
Sot nga gazetari i Report Tv është zbuluar se ky pallat, i ndërtuar 10 vite më parë ka patur leje vetëm për 6 kate, por në fakt ndërtuesi i këtij pallati ka ngritur edhe dy kate të tjera pa leje. Duke qenë se këto kate janë ndërtuar ilegalisht, këto apartamente nuk kanë as hipotekë.
Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë skandal që prek drejtpërdrejtë banorët, të cilët kanë derdhur gjithë kursimet e tyre për këto banesa. Problematika me këtë pallat, i ndërtuar në një kodër shtufi, filloi ditën e shtunë, për shkak të shirave të shumtë, të cilat shkaktuan rrëshqitje dherash, të cilat kanë prekur 3 katet e para të pallatit.
ma.me