Deputetja e PS Ermonela Felaj e ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, duke komentuar “stinën e arrestimeve”, qe ishte teme e emisionit, tha se eshte e rendesishme qe cdo shkeles ligji te vihet para drejtesise.
Ajo ka kritikuar edhe reagimet e LSI pas arrestimeve te disa ish-drejtoreve te ARRSH.
“Më shumë se sa peshqit e mëndhenj e rëndësishme që të korruptuarit të mund të goditen, që cdo shkelës ligji të vihet para gjykatës dhe kjo të jetë e lirë të kryejë punën e vet pa u intimiduar nga politika. Jane shkelje edhe të paralajëmruara në fushtë thamë mënyrën se si partia tjetër në opozitë e ka konsideruar pushetin si një tepsi, u pa edhe nga kjo cështje, që për 4 vjet pushteti është parë i tillë. Shpërdorimet e ndodhura në rrugen Tiranë- Elbasan dhe Elbasan- Gjinar janë të mëdha, 5 miliardë lekë të shkuara dëm vetëm për aksin Elbasan- Gjinar.
Zhvillimet e fundit konfirmuan edhe ate qe shitet si opozita e bashkuar, se nuk ka pasur asnje reagim nga PD, se ka kryetarin e partise qe ne nje kohe qe ne ishim ne opozite u akuzua dhe u mor edhe si i pandehur. E verteta eshte kjo Basha u akuzua nga nje prokurori per vjedhje ne Rrugen e Kombit”, tha Felaj.
DEBATI
Noka: Hallin dhe vemendjen te tepsia e kishte se e shqetesuar se dikush iu kishte hyre ne pjese dhe te lumtur sot se do cojne ne burg ndonjerin qe ishte afruar te tepsia. S’dua ti bej koment bllofeve politike qe mundohet te inskenoje ketu, se mundohet te beje edhe prokuroren.
Felaj: Vendimin qe merrte te pandehur Bashen? Eshte cuar ne gjykate dhe eshte mbyllur ceshtja me procedura
Noka: Nuk te nderhyra, mos nderhy, flas une.
Felaj: Debati eshte per ceshtjen, fol me argumente
Noka: Po qe se flitet sot per peshq, dihet kush jane te medhenj, arrestimet e sotme jane arrestime cironkash, se keta kane nje zakon, qeveria e sotme, bejne drejtesi me fushata.
PD dhe opozita ka nje qendrim ligji duhet te prevaloje ne kete vend, qe vetem ligji s’ka prevaluar ne keto 5 vite. Bufonada qe mund te kene edhe prapavija politike. Ka 5 vjet qe Andi Toma nuk eshte me drejtor, ku ishte kjo qeveri pse nuk hetoi?
Felaj: Nuk heton qeveria, por prokuroria, per rastin konkret duhet ta kesh ndjekur edhe sagen e ketyre dosjeve, i jane marre prokurores ne fjale dhe kane qene te bllokuara. Kallezimin e ka bere ministri i Energjise
Noka: Keto jane perralla, a mundet te me thote kush, kush eshte kriminel i madh ne Shqiperi, Balilaj apo Andi Toma?
Felaj: Nuk i peshojme kriminelet.