Skandalet në futbollin anglez nuk kanë të ndalur. Këtë herë i përfshirë është futbollisti i Tottenham, Dele Alli, i cili në një video të postuar në internet dhe që po merr shumë shpërndarje shihet duke kryer seks oral me një të panjohur. Nuk dihet me qartësi se kush e ka publikuar videon, por mediat angleze aludojnë se është mesfushori i Arsenal, Hector Bellerin, ndonëse nuk është e sigurtë.
Alli prej 2 vitesh cilësohet si një nga futbollistët me të ardhme të madhe në “Premier League”, por me këtë video mund të rrezikojë shumë pasi klubi i Tottenham mund të ndërmarrë masa të cilat mund të jenë të ashpra.