Me shumë deklarata nga vetë Monika Kryemadhi, e me radhë Vasili, Naco, Manjani, Caka etj kanë akuzuar PS për “përpjekje” për të marrë kontrollin e organeve të reja të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Por sot në mbledhjen e Komisionit Ad-Hoc, ran ë sy fakti që përfaqësuesja e LSI votoi kundër cdo kandidati për anëtar të KLGJ, me përjashtim të rastit kur u hodh në votim Fatos Lazimi. Në fakt ky votim ra në sy edhe të anëtarëve të tjerë të Komisionit, sa kohë që Silva Caka përfaqësuesja e LSI kish mbajtur një diskutim me shumë ankesa për procesin. “Gazeta” mësoi se ky ndryshim kursi nga ana e përfaqësueses së LSI ka të bëjë me faktin se Fatos Lazimi është kushëri i parë i Kryetares së LSI Monika Kryemadhi. Pra kur bëhet fjalë për të zgjedhur në KLP një të afërt të Monika Kryemadhit, LSI është pro. Për këdo kandidat tjetër, LSi është kundër. E njëjta gjë ka ndodhur më pas edhe në votimin e KLP, ku LSI votoi pro një personi.
Cta komentosh.S,ka ne bote gruaburre presidenti qe te shaje by..q kryeministrin e vendit.Me keq akoma,te ngreje kembet per te hequr zizmet per te goditur.E tmerrshme, e turpshme per nje shtetare(deputete),per nje nene(mallkuar qofsha ta kisha ashtu),nje grua ordinere,pa turp,pa tru,pa moral.Gruaburre perbindesh.E tmerrshme.