E prodhuar nga Charles Bombardier, motori “Driverless” së shpejti do të mund të regjistrohet në radhët e policisë rrugore. Ideja e kompanisë “Ford” u konkretizua me 18 janar me aplikimin për patentën e motorit të parë robotik në radhët e policisë rrugore.
Siç përshkruhet në dokument, motori do të jetë krah ekzekutiv i një sistemi kompleks të survejimit të trafikut digjital. Shkelja do të sinjalizohet në robotin më të afërt, i cili, nëse është e nevojshme, do të fillojë ndjekjen e fajtorit, ta ndalojë atë dhe ta njoftojë për shkeljen.
Roboti i drejtimit do të jetë në gjendje të ketë qasje në të gjitha bazat e të dhënave për të cilat oficerët e zbatimit të ligjit normalisht kanë qasje, si dhe ndaj kontrollit të targave të makinave dhe dokumenteve.
Në rast të shkeljeve të trafikut rrugor, një sensor i sofistikuar dhe sistemi i kamerave të sigurisë paralajmëron shoferin dhe, nëse shoferi vendos të mos ndalojë dhe të zgjedhë rrugën për të ikur, roboti i timonit do të jetë në gjendje të kryejë një ose më shumë veprime kundër automjetit që po largohet.
Motori robotik nuk është tentativa e parë e përfshirjes së inteligjencës artificiale në forcat policore. Nëntorin që kaloi qeveria kineze lajmëroi hapjen e një zyre policie e gjitha e automatizuar dhe pa asnjë personel në qytetin Wuhan.