Gjatë një interpelancë me studentë ekselentë për dialogun me Greqinë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka hedhur poshtë deklaratat e homologut të tij Kotzias, se Greqia do shtrihet deri në 12 milje në det të hapur drejt Shqipërisë.
Sipas ministrit nuk është asgjë e vërtetë dhe i quajti deklaratat ‘shpifje totale’.
Ai deklaroi se marrëveshja është bërë me tre procedura dhe do të jetë një marrëveshje më e mirë se ajo e vitit 2009.
Bushati deklaroi se negociatat do të zhvillohen bazuar në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Do ndjekim vendimmarrjen e Kushtetueses për marrëveshjen e detit. Pika e dytë e konturit tonë që kemi bërë të gjithë diskutimin me Greqinë është e drejta ndërkombëtare. Dhe së treti kemi bërë një diskutim mbi legjislacionin e brendshëm. Kemi një mendim se çdo marrëveshje e re që do të krijohet me Greqinë do të jetë më e mirë për Shqipërinë se sa ajo e vitit 2009. Çështja e detit është pjesë e diskutimeve tona, dhe po ballafohen në këto negociata. Po bëhet nëpërmjet parimit të baraslargësisë dhe të territorit. Duhet te kemi një marrëveshje që të jetë e drejtë.
Çdo gjë që është thënë ne media për dhënien e 12 miljeve, për shitje dhe për falje është një shpifje totale.
Fakti që ne po shkojmë të një marrëveshje të re nuk e shohim si një gjë që duhet të ishte me kohë dhe jo një triumf.”, deklaroi ministri Bushati
Pyetje nga studentët: A ka kërcënuar Greqia me veto në BE?
“Nuk e kemi ndjerë vetën të kërcënuar nga këto bisedime. Nuk është në interesin strategjik të Greqisë të përdorë një politikë bllokuese ndaj Shqipërisë. Greqia është mbështetëse në rrugën e integrimit”, deklaroi Bushati
Bushati deklaroi se pre vitit 2013 çështja çame është pjesë e dosjes diplomatike.
javanews.al/a.ç